• |
ide | kryesore

Pique ndalohet nga policia,shkel ligjin

Paparazzi, Slider



I ndaluar nga policia gjatë një kontrolli rutinë të javës së kaluar, në timonin e automjetit të tij, Gerard Pique është kapur në flagrancë teksa e drejtonte atë pa një patentë të vlefshme, duke qenë se nga 12 pikët që u jepen çdo drejtues mjeti në Spanjë nuk i kishte mbetur asnjë, faji i shkeljeve të shumta. Autoritetet e Qarkullimit Rrugor e kishin konfirmuar për mediat faktin që Piquesë i ishin ezauruar pikët e patentës, ndaj futbollisti i martuar me këngëtaren Shakira nuk ka sesi të pretendojë se nuk ishte në dijeni.

Megjithatë, nga sa raporton “The Sun”, Barcelona ka vendosur të mos ndërmarrë sanksione të mëtejshme për qendërmbrojtësin e saj, veç masave të vendosura nga policia. “Bëhet fjalë për një çështje private”, shpjegoi zëdhënësi i klubit katalanas, Josep Vives. Ndërsa trajneri Ernesto Valverde ka shprehur bindjen se gjithçka ka ndodhur nuk do të ndikojë aspak në paraqitjet e futbollistit, i cili pritet t’a kalojë në mënyrë profesionale këtë problem.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *