• |
ide | kryesore

Sherr masiv në Firence, arrestohen 11 indianë dhe 1 shqiptar

Lajme, Të fundit



Në fillim janë përplasur me grushte, por kanë përfunduar duke përdorur tabelat e rrugës. Policia italiane e Firences tha se identifikoi 14 persona të një sherri masiv. Në pranga u vunë 11 indianë, 2 nga Sri Lanka dhe një shqiptar. të gjithë janë nga mosha 18 në 32 vjeç.

Të lënduarit janë 4, të gjithë në gjendje jashtë rrezikut. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë për të parë kush e nisi sherrin. Mesa duket gjithçka ka qenë për motive banale pasi ngjarja ndodhi në një koncert ku pihej alkool dhe dëgjohej muzikë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *