• |
ide | kryesore

“The Best FIFA”, Sergio Ramos: “Jo CR7, por Modric meriton të fitojë”

Sport



Pas polemikave të shumta të ngritura nga dorëzimi i çmimit si Lojtari më i mirë i edicionit të fundit të Champions League kroatit Luka Modric dhe mbi të gjitha nga mungesa e Cristiano Ronaldos në ceremonë e shortit në Montekarlo, dy ish-shokët te Real Madrid konkurrojnë së bashku me Salah, edhe “The best FIFA” dhe për kapitenin e merengues, Sergio Ramos, nuk ka dyshim: duhet të fitojë sërish kroati.

I interistuar nga e përditshmja spanjolle “AS” në fund të sfidës mes Spanjës dhe Anglisë (2-1 për La Roja) për Ligën e Kombeve, mbrojtësi i Furive të Kuqe ka shprehur preferencën e tij: “Do të shohim kush do të fitojë, e sigurt është se Modric është një mik i madh i imi – ka thënë në zonën mixe të Wembley – ndihem shumë krenar ta kem në krah dhe në skuadërn time. Janë të paktë lojtarët si ai, dhe nëse do të fitojë, do të jem i lumtur njësoj sikur ta kisha fituar vetë”.

“E meriton dhe do ta fitojë atë çmim. Ndoshta ka lojtarë me më shumë marketing, me më shumë emër, por Modric meriton të fitojë”, shtoi Sergio Ramos pa e përmendur në asnjë moment Cristiano Ronaldo por duke aluduar qartë për portugezin e Juventusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *