• |
ide | kryesore

Video/ Liga e Kombeve – Franca tregohet si kampione e botës para Hollandës

F1, Sport, Video



Franca duhej të prezantohej për herë të parë përpara publikut të shtëpisë si kampione e botës. Deschamps pasi e pa të vështirë ndaj Gjermanisë, duhet të tregonte se Blutë nuk e kishin humbur magjinë e Rusisë.

E në fakt ndodh pikërisht kështu, madje me njeriun e saj simbol të Botërorit. Kylian Mbappe vazhdon të hedhë themele të rëndësishme drejt objektivit Topi i Artë dhe goli i djalit të mrekullive nuk vonoi.

Vetëm se Hollanda, në të parën pas 15 vitesh pa Sneijder, nuk dëshiron të jetë më skuadra që mungon në finalet e turneve të rëndësishëm. Depay ndoshta nuk shënoi këtë herë në Paris, por tregoi sa i rëndësishëm është në këtë moment për skuadrën e Ronald Koeman. Asist për Babel dhe një gol me një kundërsulm perfekt, që u duk se mund të destabilizonte qetësinë e francezve dhe sigurinë e kampionëve të botës.

Por përpara se barazimi Oranje të bënte efekt Giroud vendosi ndeshjen: Francës i duhej goditja e mrekullueshme e sulmuesit të Chelsea për të marrë më të mirën përballë Hollandës, duke u ngjitur me 4 pikë në krye të Divizionit A në grupin 1.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *