• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tsipras i prerë: Çështja çame nuk ekziston!

Lajme, Të fundit



Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka folur për negociatat me Shqipërinë, duke u shprehur se bisedimet janë në një klimë pozitive. Tsipras ka theksuar se Greqia e mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

“Negociatat janë në nivelin e ministrave të Jashtëm të të dy vendeve. Janë çështje të vështira, por po ecin në një nivel të mirë. Sigurisht që është e qartë se në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave në perspektivën për anëtarësim, vendi fqinjë duhet të zbatojë një numër angazhimesh” – tha ai.

Tsipras u pyet edhe për ecurinë e negociatave mes dy vendeve. Ai tha se diskutimet vazhdojnë për delimitimin e kufirit detar, ndryshimet në tekstet shkollore dhe për varrezat greke në Shqipëri. Ai ka shtuar se çështje shumë e rëndësishme është reforma në lidhje me të drejtat e minoritetit grek.

Kryeministri grek shtoi se është dëgjuar shumë gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Në këtë kontekst, ai tha se nuk ka asnjë çështje për korrigjim kufijsh mes dy vendeve dhe se nuk është shtruar ndonjëherë ndonjë “çështje çame”.

“Disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje”, – tha ai.

Kryeministri grek shtoi se vendi i tij po ecën me një strategji të qartë të zgjidhjes së problemeve pa bërë lëshime në linjat kombëtare të vendit me synimin për ta transformuar vendin në një fuqi gjeopolitike në rajon që si lider gjen zgjidhje dhe nuk krijon probleme me të tjerët. Konferenca e Tsipras zgjati mbi 3 orë. ©LAPSI.al

(pjesa për Shqipërinë në minutat 03.02.30)

https://youtu.be/azALeOpPQnc



9 Comments

  1. kur ke bythlepires si rama,bushati ditmuti,thaqi e ramushi nuk egzistojn as shqiptare e lere qam.ket e meriton bythlepiresi qam idrizi .

  2. Nuk egziston sepse ministri yne -Buce-shati-nuk e ka hapur gojen per kete ceshtje,ketu ke te drejte .Tani kur shkruan ai komentuesi me lart sa det do, hape gojen,apo do dhe vorio-epirin se edhe kete ta japin keta monstrat nuk e kane per gje.

  3. Çeshtja çame eshte masakra dhe genocidi me i madh qe i ka ndodhur nje populli ne Evrope gjate shekullit 20. Per nga permasat e tragjedise ja kalon dhe asaj te Srebrenices. Pa u vene drejtesia ne vend sduhet te kete paqe me Greket. Ska çna duhet BE-ja pa vene ne vend dinjitetin e mijra geave,femijve dhe burave qe u masakruan padrejtesisht, vetem e vetem se ishin shqipetar.

  4. Greku po grek, e po kale troje perdor per qellimet e veta. Por kete duhet ta dijne keta sherbetore te tyre qe drejtojne pushtetin, sepse zeri per camerine para tyre as qe eshte ndier per servilizem e interesa politike te castit. Historia came ka qene, eshte e do jete si ngjarje genocidi ndaj kesaj popullsie, e kesaj duhet ti qendroje edhe politika edhe qendrimi i partise se tyre. Ketu mun te bejme nje parantese,,,,,sepse kryetari i tyre(cameve) vjen nga nje parti qe ka qene dakord me qendrimin e TSIPRAS, eshte me edukate komuniste e andaj veshtiresia qe kjo e vertete do egzistoj sa te kemi kuqale, e ish kuqale ne pushtet.

  5. Kjo Mesila Doda fle gjume. Apo u lye dhe kjo si Vlahutin. Se Idrizi po e po.
    si jemi katandisur. Tallen greket e tallen serbet jabanxhinj me nje komb autokton. Dhe kjo per faj te kurves Europe qe ve lloj lloj kushtesh per hapje dhe anetaresim. Situate e njerez. Zoti e shpetofte KombinShqipetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *