• |
ide | kryesore

Vuçiç anulon vizitën, Thaçi-kosovarëve: Tregohuni më të kulturuar

Lajme, Të fundit



Protesta e banorëve të Drenicës nuk është pritur mirë jo vetëm nga Aleksandër Vuçiç, por edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pasi presidenti serb anuloi vizitën e tij në Banjë të Drenicës, reagoi edhe Hashim Thaçi.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Hashim Thaçi sulmon qytetarët që dolën në protestë duke bërë të pamundur vizitën e Vuçiçit, ndërsa thotë se ‘qytetarët duhet të tregohen më të kulturuar’. 

Thaçi: 

Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit. HTH



7 Comments

  1. Ky president kupton dhe rreagimin e shqiptareve dhe shgenjimin e serbeve!!!!, me fjalet kulture minimale e ka fjalen per katundin e vet apo per sojin e vet!

  2. E mre Hashim Thaçi .
    A e shef kush është Vuçiçi ?
    Jam i bindur , se duhet ta dije mirë , që kur kape pushkën për liri , që kur u çlirua Kosova me ndihmën e NATO-s , e shyqyr , veçanërisht me këmbënguljen e Amerikës dhe Bill Klintonit , se kush janë serbët dhe politikat e metodat tyre . Mos të rrej mendja o Hashim Thaçi, se Vuçiçi do ndryshojë dhe do dali nga natyra e vet tradicionale e kahershme , që ka qenë dhe është edhe natyra nacional-shoviniste e tij dhe e gjithë klasës politike serbomadhe , që prej shekujsh e pa ndryshuar asnjë grime e për asnjë moment .
    Po si more Hashim , se dij ku i gjete këto mend e këtë shkollë për të drejtën me bo pazare , duke i dhënë Serbisë , toka e troje den baba den shqiptare , në këmbim , po të trojeve shqiptare .
    Duhet ta dijsh mirë , ose shko e mësoje , se shqiptarët , jo ma larg se 140-150 vjet ma parë , Nishin e kishin qendër të tyre të rëndësishme , njëlloj si Shkupin , Prizrenin , etj.
    Vetëm 1 .
    Duhet ta dijsh , se fshati Llugaxhijë , në zemër të Kosovës , është i gjithi me fshatarë nga Reçica e rrethinave të Nishit , madje mbi gjysma e banorëve mban mbiemrin Reçica , e janë shpërngul me dhunë e genocide , prej trojeve të tyre , jo ma shumë se 100 vjet ma parë .
    Ç’farë loje po don me bo , apo , po ta bojnë e po ta fusin të tjerët . Po i njeh Serbisë kufi në Mitrovicë , sepse ka pru ca serb aty , sikurse kudo , nëpër Ballkan në zbatim prej shekujsh të politikave të mbrapshta nacional-shoviniste e serbomëdha .
    Ja thyen hundët kroatët . Gjaku lumë shkoi në Bosnje e prap atje , konflikti është gati , veç pret shkrepsen Thaçi-Vuçiç . Gjak u bo Kosova , dhe përditë ulërasin serbët e kisha e saj , Kosova është Serbi , Kosova zemra jonë , Be-në e japim e Kosovën se lëshojmë . S’po lejnë rast pa demostru politikat e tyre konfliktuale e shoviniste nëpër ç’do cep ku ka një manastir , apo disa familje serbe , ashtu si edhe sot , ky kampion i paqes , si rrugaç , e asgjë më shumë ( hajde President Serbie hajde ) , donte pa leje , medoemos , rrugë pa rrugë ,me shku tek një familje serbe , e ku , në Drenicë , vetëm që provokimi të kapte majat .
    Sa më shpejt , mezi pritet shkrepsja Thaç-Vuçiç , me ndez konflikte në Maqedoni e Mal të Zi .
    A e kupton që je dalë mendsh fare .
    Ç’farë kujton ti , se me që u zgjodhe me marifete e llogarira president Kosove , mund të kesh të drejtë me bo pazare në emër të të gjithë popullit shqiptar dhe për trojet e tij .
    Ti shkon tek Mogherini , me bisedu për paqe me Vuçiçin , kur politika e shtetit serb dhe shtetarëve të saj , s’po lënë rast e ditë pa e luftu shtetin e ri dhe duke vepru pa pushim kundër popullit shqiptar dhe kundër shteteve të Kosovës , Shqipërisë , e madje edhe në Mal të Zi e Maqedoni , vetëm se jetojnë shqiptarët den baba den prej mijëra vitesh në autoktoninë e tyre . A nuk po i shef , se si i kombinojnë politikat konfliktuale e ngatërrestare Serbia e Rusia në të gjitha këto shtetet Ballkanike ku jetojnë shqiptarët , madje po prishen e po fusin hundët edhe në Greqi , vetëm për ta mbajtë Maqedoninë vatër konflikti dhe larg NATO-s e BE-së .
    Pse pa dijeninë e paqësorit Vuçiç , Predsident dhe komandant i forcave të armatosura të Serbisë , ulëriste sot Ministri Serb i Luftës , se është gati ?
    A nuk po e kupton se gjoja interesi për paqe me formate shkëmbime territoresh , krijon premise për ndezje e shtrirje konfliktesh të pa para e pa ndalshme në Ballkanin e kapërthyer prej qindra e qindra vitesh nga ngërthyerjet e mbivendosjet etnike .
    Rusisë , por edhe të tjerëve që kanë interesa shitje armësh nuk i bëhet vonë madje do rrinin indiferentë ndaj konflikteve etnike ballkanike .
    Politikën nacional shoviniste të serbëve për Serbinë e madhe , sidomos kundër dhe ndaj shqiptarëve , populli ynë e njeh mirë , sepse është ndeshur e ka luftuar prej shekujsh me to , është vrarë , gjakosur , plaçkitur , shpërngulur me dhunë e valë genocidesh të pashembullta , e prap ka qëndruar stoik .
    Si të rren mendja mor Hashim Thaçi , se Vuçiçi e politikanët serbë duan paqe . Je dëshmitar , se kur ti bisedoje për paqe , ata s’kanë lënë gjë pa bërë haptas e pas krahëve , kundra popullit shqiptar e kundra Kosovës . Sa e sa here , me dhe pa nxitjen e Rusisë kanë provokuar e anatemuar ushtrinë e NATO-s dhe forcat e armatosura e policinë e Kosovës . Kanë 20 vjet që ta mbajnë kufirin verior si gardh shtëpie , duke degjeneru ekonominë , e gjithçka . Me qindra manovra e provokacione antishqiptare në Mitrovicë e deri në kufi . Trenin , me ndihmën e Rusisë , desh me ta fut n’Kosovë , si provokacion , por edhe me të mat pulsin ty e NATO-s , mbasi ato s’heqin dorë për asnjë moment nga politikat armiqësore anti shqiptare .
    Ç’farë don mo mër Hashim ? A don Daçiçin që s’po i zen guzicja vend duke lobu e luftu kundra njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtete të tjera e Organizmat Ndërkombëtare Botërore dhe Europiane .
    Hashim. Mos u gënje nga premtimet dhe fërkimi i kokës , që të bën Mogherin e disa të tjerë , se je burrë shteti , do cilësohesh kampion paqe e do mund të marrish edhe ndonjë çmim për të .
    Në tradhëtimin e interesave të popullit e kombit shqiptar dhe në dëm të tyre , nuk ka për të patur sukses asnjë njeri , asnjë politikë , e aq më pak e jotja .
    Kthehu me këmbë në tokë e tek populli e bashkëluftëtarët e tu sa nuk është vonë për ty e jo për ne .
    Hashim . Qeveri e Kosovës . Bashkë me këshilltarët që keni , merrni edhe prej Shqipërisë , se janë ma të vjetër , ma steka e ma me shkollë në diplomaci , mbasi e njohin prej mbi 100 e ca vjetësh të gjitha kurthet e Ballkanit dhe të kancelerive të Evropës .
    Merri Hashim e ti qeveri e Kosovës këshillëtarë për bisedime e politikat e jashtme të ç’farëdo natyre e niveli , Shaban Muratin , Dashnor Dervishin , Bashkim Zenelin e ndonjë tjetër , se s’ka për tu harxhu as Shqipnia e as Kosova , për 3-4 Ambasadorë .

    Spartak VERDHA

  3. Duhet me e pa ndryshe gjithe kete histori.
    Mos e paragjykoni Thacin, se kur thite ka ardh koha per marreveshje, nuk e thote ai.
    Dhe nese duhet bere nje marrevshje, qe te marresh dhe duhet te japesh dicka. Te gjithe e kemi te lehte te bejme patriotin, por eshte me patriot ai, qe krijon kushtet dhe klimen, per tu arritur nje marreveshje. Nje dite qe e degjova Thacin tek Fevziu, me eshte dukur burre shteti. Racional i drejperdrejt konciz.
    Fakti eshte qe Kosova ka 20 vjet qe nuk ecen. Duhet nje marreveshje, qe gjerat te ndryshojne. Kosova te njihet dhe te anetaresohet.
    Radikale mund te behet kushdo, por nuk eshte koha e luftes, por e paqes.

  4. Si mundet… Kur ato kufij jane vene me gjak, maskara te tmerrshme… Pse vetem Shqiperine etinke po shqyejne shkabat??? Ti thua qe nuk është koha per patriotizëm? E kur nuk ka qene?????

    Uh! Evropë, ti kurva e motit!

    Që i re mohit, besës së Zotit!

    Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

    Me da token e Shqypnisë,

    Për me mbajt klyshtë e Rusisë…. FISHTA,

    Keta jane burra shteti, ata qe mbrojne shtetin, jo lepiresat e karrieristet, si Thaci e co…

  5. Nuk zgjidhen keto situata me kokefortesi.
    Duhet te jemi praktike, dhe te jemi te zgjuar. Statokuoja, situata ku ndodhemi krijon bllokim. Ne e dime kush kane zonat me te pasura te kosoves. Jane ato zona ku kane interes te madh dhe serbet.
    Duhet bere nje marreveshje per kete pjese, ashtu sic duhet dhe per presheven. Nese arrihet nje marreveshje, kosova do njihet, do anetaresohet dhe me vone (10 vjet mbase) mund te bashkohet me Shqiperine.
    Me anetaresimin ne Europe, kufijte do te jene me fiktove.
    Njerezit do te levizin lirshem dhe mund ta ndertojne jeten e tyre kudo.
    E gjithe kjo kerkon nje konsensus te gjere te faktoreve politike dhe jopolitike ne kosove, dhe ne fund te votohet me referendum popullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *