• |
ide | kryesore

Vuçiç para serbëve në Mitrovicë: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas kundërshtimit të shumë qytetarëve për të zhvilluar vizitë në fshatin Banjë të Drenicës, ka mbajtur një fjalim para serbëve në Mitrovicën e Veriut.

Ai i ka cilësuar si gënjeshtra deklarimet se shteti serb do ta njehë pavarësinë e Kosovës.

‘Javëve të fundit dikush thotë se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por mund t’ua them se kjo është një gënjeshtër e hapur, kjo nuk do të ndodhë’, ka thënë presidenti serb.

Vuçiç është zotuar për kompromis, por ka theksuar se këtë nuk do ta bëjë në këmbim të të drejtave të serbëve në Kosovë.

Qytetarëve serbë u ka bërë thirrje që të luftojnë për të drejtat e tyre në Kosovë.

 ‘Askush nuk do të na poshtërojë. Pastaj të më quajnë tradhtar. Unë nuk punoj kundër vendim tim dhe nuk dua ta gënjej popullin tim’, deklaroi tutje Vuçiç.

Ai gjithashtu u zotua se herën tjetër kur të vijë në Kosovë, askush s’do të mund ta ndalë për ta vizituar Banjën.



2 Comments

  1. vellau i dhjerjes se stalinit rama dhjerja e putinit vuqiq flet at qe do ngase rama e thaqi me batonin e veselin jan duke i lepir bythen vuqiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *