• |
ide | kryesore

Vritet me armë zjarri futbollisti i Saint Etienne

Sport



William Gomis, ish-futbollisti i Saint Etienne është vrarë me armë zjarri në natën mes të dielës e të hënës në një situatë që duket si larje hesapesh në Le Seyne-sur-Mer. Mbrojtësi 19 vjecar është qëlluar ndërsa ishte në makinë bashkë me një 14 vjecar, që ka mbetur gjithashtu i vrarë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me armë të kalibrave të ndryshëm (sipas asaj që bëhet e ditur nga Policiae e Tolone janë gjetur 23 kallashnikov). Sipas ndërtimit të parë të ngjarjes nga policia bëhet fjalë për konflikte të lidhur me trafikun e drogës. Për momentin asnjë informacion mbi vrasësit.

Gomis kishte luajtur për 5 vjet me moshat e Saint Etienne, nga ku ishte larguar vetëm qershorin e kaluar. Klubi në një komunikatë për shtyp ka shprehur ngushëllimet familjes: “Kemi mësuar me trishtim të thellë për humbjen tragjike të William Gomis – shkruhet në faqen zyrtare -. Drejtuesit, trajnerët, lojtarët dhe punonjësit e klubit janë tronditur nga humbja e papritur e William dhe shprehin ngushëllimet më të ndjera për familjen e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *