• |
ide | kryesore

Amendohet ligji për shembjen e teatrit: BE: Duhet garë dhe konkurim i shumë kompanive

Arkiva, Kryesore



Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, ashtu sikurse ishte konceptuar, si një vjedhje e pastër Rama- Veliaj- Fusha, me sa duket do të përfundojë në koshin e plehrave. Shkeljet e tij flagrante në formën e një ligji special, që i falte një privati të vetëm tokën publike në mes të Tiranës, është i papranueshëm për Brukselin. Këtë ka vënë në dukje edhe letra që mban firmën e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, dhe që i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi. Megjithëse aty theksohet se në ligjin në fjalë “nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, siç pati pretenduar opozita, aty theksohet e zeza mbi të bardhë se drafti i votuar nga shumica socialiste, ishte një projekt pa garë dhe hartuar për përfitimin e një personi të vetëm: Shkëlqim Demir Fusha.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Mos u gëzoni, teatri nuk ka shpëtuar nga shembja

Lexo më tej: Argumentimi i plotë i Metës për kthimin e ligjit

Duke pasur parasysh këtë shkelje zyrtarët e qeverisë shqiptare janë zotuar para Brukselit se do t’a hedhin poshtë këtë lojë pa garë dhe kjo ka bërë që në deklaratën e znj. Matuella të gjehet një gjuhë diplomatike për të shpallur rrëzimin e ligjit: “Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”.

Pra, sipas këtij dokumenti, nuk do të ketë më një marrëveshje Rama – Fusha, ku i pari fal tokën publike për ngritjen e 6 kullave dhe si rrjedhim i kësaj, i dyti ndërton një godinë teatri “30 milionë euro” të projektuar nga arkitekti i përzgjedhur më parë, Bjarke Ingels.

Investigimi/ Lidhjet e padukshme të kompanisë ‘FUSHA’ me pushtetin e Rilindjes

Sa ka perfituar kompania Fusha nga Rama?

Këtë gjë e kishte paralajmëruar në një farë mënyre edhe Gramoz Ruçi, i cili kur shtyu datën e shqyrtimit të dekretit të Metës në kuvend, tha se parlamenti po priste edhe një përgjigje nga BE. Në një farë mënyre atë e paratha edhe Erion Veliaj, që dy ditë më parë foli për një proces të hapur dhe transparent.

Kur presidenti Ilir Meta në fund të korrikut e ktheu mbarapa këtë ligj, një nga 9 pikat e atsyetimit të tij ishte edhe se marrëveshja okulte Edi Rama – Shkëlqim Demir Fusha për të ndërtuar kulla në mes të kryeqytetit, shkel barazinë para ligjit dhe lirinë ekonomike.

Pikërisht këtë ka sanksionuar edhe letra e ardhur sot nga Brukseli.

Por kjo fitore e të gjithë atyre që denoncuan një mega pazar korruptiv, nuk do të thotë aspak se godina e vjetër e Teatrit Kombëtar është shpëtuar.

Kryeministri i ka dhënë klientit që i ka rregulluar zyrat e veta, afr 80 milionë tendera publikë, ose pa garë fare, ose me gara të shpallura, por ku nuk ka marrë pjesë asnjë konkurent. Kështu që kjo praktikë, (shih tabelën poshtë) mund të përsëritet. Pra që, edhe të ruhet fasada që kërkon BE, edhe Fusha ta përfitojë atë që qe vendosur në pazarin fillestar.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Keto firma jane shushunjat e qeverise qe po grabitin leket e taksa pagueseve shqipetare pa tender ,pa konkurence vetem e vetem se jane shpura e -edvin-kristaq-rames-.

  2. Prandaj e paska vene Basha “vijen e kuqe” tek teatri… Me siguri e dinte pergjigjen e BE-se dhe u be trim. Te gjitha manovrat e politikaneve shqiptare, ne te dyja anet e kufirit dhe pa perjashtim te asnjerit nga krahet, jane me skenar te parapergatitur dhe behem sa per t’i hedhur hi syve shqiptareve.

  3. O i “pa emer”, e din ate barsaleten ku nje krenarist ishte aq krenarist sa kur I thane se 40 sorra jane shum per te qendru ne nje degë(sipas fjales se tij), u hodh e tha se e fundit qendronte me nje kembe’…..
    Keshtu po me dukesh dhe ti

  4. Lufte me mullite e eres beri luli,ajo karakatine godine do prishet por KE thote te kete gare si ne vendet perendimore

    1. U prishshi mendsh ju ishalla, prandaj edhe simboli juaj është pushka dhe kazma.

  5. Po c’eshte ky lajm o andi? Bukuroshja pa tru e PD dhe ju po genjeni! BE thote qe teatri te prishet kjo nuk ka asgje te paqarte! Por ata thone me aspektin e tenderit se kush do ta ndertoje duhet te marrin pjese me shume kompani ndertimi! Kjo eshte e verteta! PD dhe militantet e saliut genjejne!

    1. Qorri rilindas lexoje më lart në anglisht se @farë thotë BE ose thyej qafën tek halja e meros.

  6. O Qelbesire lexoje mire godina shembet te kete gare.si ke vene llagapin qelb shperndan ti qe je rritur draper e cekan.

  7. Nenvizimi me te verdhe ne anglisht eshte si nxenesit e klases se pare fillore,e kujt i plasi bytha? fshatarit ne Zharrez qe nuk mbin asgje ne toke nga squfuri dhe lopet nuk bejne qumesht.Teatri do shembet sic eshte shembur tere shqiperia.Me keta kalamaj gazetare qe kemi nuk zgjidhet gje,apo Blushi qe i shiti te tere vetem per kariere dhe para.Do gjenden disa kompani qe te konkurojne dhe BE do fleje e qete se ne shqiperi njerzit dhjesin ne hale dhe jo ne natyre.Aman nenvizojeni me blu rradhes tjeter dokumentin e prostitutave shqiptare qe konkurojne pa license ato te BE.

  8. Jemi bere komb absurdesh.
    BE, gjithe sa ka ne dore dhe ben sens qe te jape per shqiptaret ,eshte zbatimi i ligjit.
    Nuk pritet nga BE te vendose apo propozoje prishjen apo jo te teatrit. Ky eshte problem shqiptaresh.
    Procedurat e prokurimit, po. Dhe e dha pergjigjen.
    Problemi i pare, ai ku eshte absurde te mendohet nderhyrja e BE eshte: Te prishet apo jo teatri.
    Ketu duken barbaret nga qytetaret.
    Ne cdo vend te botes(DC per shembull), ne krah te shesheve,shetitoreve te medha nuk ka gradaciela(molli DC).
    Lartesia e museumeve ne krah te Mall DC eshte e paperfilleshme me gjeresine e Mallit..
    Rruga e kombit ne propocion doo te kerkonte nje lartesi maximale sa ajo e teatrit dhe ministrive. Oazet ne skajet e sheshheve, shetitoreve jane nje karakteristike e Mall ne DC. Pikerisht, ky oaz me hapesiren rreth teatrit e ben te jashtezakonshem te nevojshem dhe te bulur godinen aktuale.
    Kuptohet, ky aresyetim nuk perfsin shijet e shtrenjta dhe babezine e Ajoles dhe te Lainda Rames.

  9. Jemi bere komb absurdesh.
    BE, gjithe sa ka ne dore dhe ben sens qe te jape per shqiptaret ,eshte zbatimi i ligjit.
    Nuk pritet nga BE te vendose apo propozoje prishjen apo jo te teatrit. Ky eshte problem shqiptaresh.
    Procedurat e prokurimit, po. Dhe e dha pergjigjen.
    Problemi i pare, ai ku eshte absurde te mendohet nderhyrja e BE eshte: Te prishet apo jo teatri.
    Ketu duken barbaret nga qytetaret.
    Ne cdo vend te botes(DC per shembull), ne krah te shesheve,shetitoreve te medha nuk ka gradaciela(molli DC).
    Lartesia e museumeve ne krah te Mall DC eshte e paperfilleshme me gjeresine e Mallit..
    Rruga e kombit ne propocion do te kerkonte nje lartesi maximale sa ajo e teatrit dhe ministrive.
    Oazet ne skajet e shesheve, shetitoreve jane nje karakteristike e Mall ne DC. Pikerisht, ky oaz me hapesiren rreth teatrit e ben te jashtezakonshem te nevojshem dhe te bukur godinen aktuale.
    Kuptohet, ky aresyetim nuk perfsin shijet e shtrenjta dhe babezine e Ajoles dhe te Linda Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *