• |
ide | kryesore

Babë e bir mohojnë akuzat për vrasjen e Alket Muhos në Memaliaj

Lajme, Të fundit



Gjykata e Gjirokastrës jep masën ‘arrest me burg’ për babë e bir, Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho, i cili njihej edhe si personi që kishte denoncuar disa herë në polici për parcelat me kanabis që lulëzonin afër fshatit ku banonte.

Në sallën e gjyqit të dy, si babai dhe djali mohuan akuzat dhe thanë se ndodheshin rastësisht në fshatin Rabije.

“Pavarësisht konflikteve të mëparshme, me të kemi pasur raporte si me të gjithë banorët e tjerë të fshatit”, kanë thënë ata në gjykatë duke mohuar të kenë lidhje me vrasjen.

Në sallën e gjyqit u zbulua edhe një detaj tjetër nga konflikti mes fqinjëve. Pak kohë më parë viktima Alket Muho kishte qëlluar me sëpatë autorin e dyshuar Hetem Muho dhe mendohet që kjo ngjarje mund të ketë rindezur sërish sherret e vjetra mes tyre.

Dy vjet më parë ata kanë paditur në Gjykatën e Gjirokastrës viktimën për tokat që sipas tyre nuk ishin të tijat. Hetem Muho pretendonte që viktima i kishte falsifikuar dokumentet e pronave, ndërkohë që 43-vjeçari pretendonte që e kishte e fituar tokë me ligjin 7501. Mësohet gjithashtu se ishte vetë Hetem Muho ai që e pushoi çështjen në gjyq në mënyrë të njëanshme për arsye ende të panjohura.

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba në fshatin Rabie të Memaliajt. Fillimisht mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë, u hodh pista se ai mund të ishte vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por asnjëherë nuk u përjashtua mundësia e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *