• |
ide | kryesore

Balaj mbron trajnerin dhe sheh deçizive kthimin me Skocinë

Sport



Një tjetër përfaqësim nën ton i Shqipërisë, por përsëri duket se grupi është i bashkuar, ndonëse momenti është delikat. Jo për rezultatin, sepse tre pikë në dy ndeshje, i lejojnë kuqezinjtë të mbeten në lojë, por për faktin se serinë negative e ndërpreu vetëm një fitore pa shkëlqim me Izraelin.

E megjithatë në mbështetje të Christian Panuccit ka dalë sulmuesi Bekim Balaj, që justifikoi rreshtimin taktik të italianit dhe mungesën e tentativave sulmuese: “Fitohet edhe në këtë mënyrë. Vetëm se ne nuk arritëm të mbronim dhe të kundërsulmonim njëkohësisht. Duhet të krijonim akoma më shumë raste për të fituar” vlerësoi shkodrani.

Asgjë nuk është e përfunduar në Grupin 1 të Divizionit C në Ligën e Kombeve dhe për Balaj decizive do të jetë ndeshja në Shqipëri përballë skocezëve. “Jemi në pozicion të mirë, pavarësisht humbjes së sotme. Do luajmë në Izrael për pikë. Ndeshja në Shqipëri, me Skocinë, do të jetë ndeshje që do përcaktojë kokën e grupit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *