• |
ide | kryesore

Berisha: Çfarë fsheh mesazhi i Vuçiç në Mitrovicë dhe argatët e tij shqipfolës në Prishtinë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë në rrjetete sociale një analizë të gjatë të vizitës së Presidentit serb Aleksnadër Vuçiç në Kosovë fundjavën që kaloi. Ai thotë se ndër të tjera se ishte alarmues përmendja që Vuçiç i bëri Millosheviçit pa kërkuar ndjesë për krimet monstruoze të tij.

“Ish-ministri i Millosheviçit jo vetëm nuk kërkoi ndjesë për genocidin dhe krimet monstruoze kundër njerëzimit të patronit të tij, Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, por ai, në një akt cinik kriminal, duke fyer të gjallë dhe të vdekur në Kosovë, por edhe në Ballkan, u tha shqiptarëve se Kasapi juaj Sllobodan Millosheviç ishte një udhëheqës i madh dhe i mirë, por dështoi në disa politika të tij” – shkruan Berisha.

“Në këtë kontekst, përveç elozheve që ish-ministri i Millosheviçit i bëri kasapit të Ballkanit, ai haptas garantoi serbët se Serbia do jetë më e madhe” – nënvizon ish-kryeministri shqiptar duke shtuar: “Vuçiç tha se, për të bërë Serbinë më të madhe, unë nuk bëj lufte, pra nuk do bëj gabimet e Millosheviçit sepse ai dështoi me luftë, por unë do të arrij pa luftë me argatët e mi në Prishtine ta bëj Serbinë më të madhe!

Së fundi, Vuçiç, në dallim nga Millosheviçi tha se nuk kërkon ndryshim të kufijve për të bërë Serbinë më të madhe. Në të vërtet ai nuk ka nevojë të kërkojë vetë ndryshimin e kufijve sepse këtë kërkesë, flamurin e ndryshimit të kufijve ish-ministri i Millosheviçit ua ka besuar argatëve të tij, serbomedhenjve shqipfolës në Prishtinë” – e mbyll Berisha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. shtetet ballkanike qe kan troje shqiptare nuk po lene gur pa levizur teori pa perdorir histori pa ndryshuar vetem te perfitojne nga trojet shqiptare ,por ju them nje gje zoterinje nese vizoni zgjillje luften vizuat fillimin e fundit tuaj mbi tok sepse lufta nuk eshte loj femijesh por loj raketash ,dhe keto ku te bien bejne shkatrrime pa llogari ,nese planifikoni te ndryshoni historin te quheni gjith shqiptare ,ne fakt i gjith njerzimi u krijua nga nje cift ku u shtuan u bene fise raca popuj ,ketu e keni te humbur magjin por faktet do tu shtyjne deri tek e verteta e drejta haku pa pik as presje si domosdoshmeri,ju ftoj te mos harxhoni energji kohe kosto shok dhe miq pa nevoj e verteta flet vet ka faktet,kujt mendoni se po ja hillni zotit tokes dhe qejve qe ai krijoj gjithcka,kjo eshte esenca zoti mallerishem urdheron drejtesi hak jo urrejtje llun padrejtesi se asaj i ka vene cmim qe ju ndjek deri sa tu kapin ,cfar mendoni se po beni gjoja me padrejtesi vjen paqa harrojeni paqa ,vjen vetem me drejtesi hak vlera virtyt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *