• |
ide | kryesore

Bilisht, makina del nga rruga, plagosen tre të rinj, një në reanimacion

Lajme, Të fundit



Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Bilisht.

Policia njofton se “në hyrje të qytetit të Bilishtit drejtuesi i një mjeti tip “Benz” me targa AA107TL, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi, si edhe 2 pasagjere në mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore”.

Të plagosurit janë shtetasit E.D,  22 vjeç K.M, 22 vjeç A.A, 22 vjeç, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.

Dy të parët, ndodhen në reanimacion. ndërsa shtetasi A.A, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *