• |
ide | kryesore

Deklarata e Komisionit Europian për Teatrin, reagon PD: Si e fshehu qeveria letrën për 4 ditë

Lajme, Të fundit



Menjëherë pas deklaratës së Komisioni Europian, i cili dha dakordësinë e tij për amendimin e ligjit për teatrin përmes garës së hapur e transparente, vjen reagimi nga Partia Demokratike.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja e PD-së Jorida Tabaku pohoi se KE rrëzoi ligjin Rama-Fusha për teatrin kombëtar. Po ashtu në emër të PD, Tabaku theksoi se qeveria mbajti 4 ditë të fshehtë letrën e KE.

KE rrëzoi ligjin Rama-Fusha për teatrin. Ligji për teatrin është korruptiv dhe klientelist. Komisioni Europian i dha të drejtë opozitës. Por qeveria e mbajti të fshehtë letrën e KE për 4 ditë. Përgjigja nga KE erdhi pas këmbënguljes së opozitës. PD do të zotohet se do të rrëzojë njëherë e mirë ligjin. KE u dha përgjigjen për fitoren e parë. Mesazhi është që të bashkuar mund ta rrëzojmë te keqen”, – tha Tabaku.

 



5 Comments

  1. Pse ky esthe thelbi i ketij problemi ?
    U publikua letra 4 dite me vonese ? ( te premten erdhi , sot u publikua , me dy dite pushim ne mes) .

    Rama e dinte shume mire pergjigjen e BEs qe para disa javesh dhe do ta shikoni se do ta ndryshoje ligjin sic e rekomandon BEja por prap teatrin do ta ndertoje kompania Fusha. ( KA MARRE FUND AJO PUNE) .

    Keto me duken manovra kot. Teatri do te ndertohet dhe ate do ta ndertoje Fusha.

    Nese kjo intelektualja e PDs mendon se e fitoi betejen , genjehet shume,

    Hajt ta gezojme teatrin ( me kullat mbarapa) .

    1. pse kam pershtypjen une se keta te PDs me shume mrren me gjera dytesore dhe jo me thelbin e gjese.
      Kjo leter eshte shume e rendesishme ne permbajtje , dhe aty kjo duhet ti meshonte me shume , jo se doli ne publik 4 dite me vone.

  2. Stadiumi u be me kulle, ca te keqe ka te behet dhe teatri, ate xhamine pse e hoqen kullen ?? po skan pas pjes aty me siguri.
    po ca te keqe ka i her, edhe plazen ashtu e bon, stadiumi, teatri, garda, liqeni, ore idote pse i thoni jo zhvillimit me ane te parave te droges ?!?!?!
    pun e madhe se jemi mizerable shtet, njerezit dun me ik cu duhet shqipria. prit te mbushet me siriane arabe afgane atehere po qe do dukemi tamam metropol

  3. Mos te ju duket e lehte ky ligj per teatrin, sepse vjedhja e mashtrimi po tregohet ne qellimin e atij ligji. Kjo ka kuptim te mafies qeveritare, e oligarkeve qe ndajne fitimet mes tyre.Teatri edhe mund te ngrihet, por,,,,,pa konkurs projekti, e plan financiar se si e qysh e ben firma e falur nga krye banditi, kete as mos ta mendoi. Vetem keshtu funksionon drejtesia demokratike, e jo me urdher diktatori. Ai moket teatri dukej me shume per sfilatat e porno stareve qeveritare, sesa kompleks teatror funksional per artin modern te kohes. Ishte sa per tu zene syte, e reklame per keta zullumqare.

  4. Po mire moj znj Tabaku si justifikohet mbyllja e kanaleve televisive analoge. Kemi nje jete te tere qe paguajme takse televizori. Edhe tvsh???
    Apo nuk e keni information. Duhet qytetari digital te njoftoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *