• |
ide | kryesore

Ed Sheeran rikujton momentet e vështira: Bluzja që kam veshur 4-muaj dhe albumi që më dha famën

Paparazzi, Slider



Ed Sheeran, përmes një postimi në profilin e tij në Instagram është kthyer pas në kohë duke rikujtuar momentet  e vështira që ka kaluar, por edhe suksesin e madh. Në këtë postim ai shfaqet duke mbajtur në dorë albumin që i dha famën në botën e muzikës, i cili titullohej “+”.

“Si sot 7 vite më parë, u lançua albumi im i parë në botën e muzikës. Isha thjesht 20-vjeç dhe vishja këtë bluzë me kapuç për 4 muaj me radhë. Gëzuar ditëlindjen ‘+’”, shkruan këngëtari 27-vjeçar.

Ai është një ndër albumet e parë në historinë e muzikës britanike që në më pak se një javë shiti 102 mijë kopje dhe më pas u përfshi në “Billboard 200” në Amerikë duke shitur 42 mijë kopje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *