• |
ide | kryesore

Incidenti tragjik në Madagaskar-Senegal, bilanci i viktimave shkon në 8

Sport



Duhej të ishte vetëm një festë e thjeshtë sportive. Me buzëqeshje, tifozeri dhe pasion për lojën. E ndërkohë, në minutat përpara Madagascar-Senegal, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës 2019, tragjedia priste pas qoshes dhe nuk i la asnjë vend gëzimit që futbolli di të japë. Në Mahamasima Municipal Stadium, impianti i Antananarivo që mirëpret ndeshjet e skuadrës kombëtare vendase, një turmë oqeanike është derdhur për të zënë një vend në shkallët e stadiumit: më shumë se 20mijë spektatorë ishin brenda stadiumit, ndërsa shumë persona kishin arritur të qendronin në sheshet e vogla në hyrje të tij. Britma e shtyrje të forta dhe e gjithë kjo për të mos humbur fillimin e takimit: një situatë shumë e rrezikshme, që për 8 tifozë ka qenë fatale.

Mijëra persona, por vetëm një derë e hapur për tu futur brenda stadiumit. Në mbrëmjen e një dite më parë bilanci fliste për një viktimë e 37 të plagosur, nga të cilët dy në gjendje shumë të rëndë. Por orët e fundit numri i të vdekurve është rritur shumë: në total – sipas asaj që raportojnë mediat lokale – flitet për 8 persona të vdekur. Pak më shumë se një vit më parë, e njëjta dinamikë u verifikua në Angola: ishte shkurti i 2017, atëherë humbën jetën 17 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *