• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Skocia i trembet statistikave: Panucci di si t’a heshtë Hampden Park

F1, Sport



Christian Panucci e di se si ta bëjë të heshtë publikun e Hampden Park. E bëri ekzaktësisht në 17 nëntor 2007, kur luante si mbrojtës i djathtë i Italisë, duke e kualifikuar skuadrën për Euro 2008 në ndeshjen e fundit të grupit – hera e fundit që Alex McLeish ishte në krye të Skocisë.

Panucci është tani në krye të shqipërisë, që do të vizitojë në mbrëmje Hampden për ndeshjen e parë të Skocisë në Ligën e Kombeve dhe ka një tjetër mundësi ta bëjë stadiumin të pushojë.

Në anën tjetër do t jetë e vështirë për McLeish, në thirrjen e dytë si trajner i skocezëve, të krijojë një atmosferë festive. Vetëm rreth 16 mijë bileta janë shitur, për shkak të kombinimit të disa faktorëve. Që kur Skocia dështoi të shkonte në Botëror nën drejtimin e Gordon Strachan vitin e kaluar, ata kanë luajtur 6 miqësore – 5 nën udhëheqjen e McLeish – duke fituar vetëm një, kundër Hungarisë në Budapest, ku Matt Phillips ka shënuar golin e vetëm në 540 minuta të luajtura nga skocezët.

Duke patur parasysh faktin që Shqipëria ka humbur vetëm përballë Francës, Italisë dhe Spanjës në 12 daljet e tyre të fundit në transfertë, përbërësit për një tjetër zhgënjim për McLeish janë. Tekniku i Skocisë e di shumë mirë këtë gjë dhe pret të bëjë kthesën, duke filluar nga kjo përplasje.

“Njerëzit thonë, ‘Nuk do tia dalim dot.’ Duhet ta ndryshojmë këtë perceptim. E vetmja mënyrë për ta bërë është të fitojmë. Duhet të mundim Shqipërinë dhe e dime se fillon pikërisht këtu. Tifozët do të kthehen nëse fitojmë, kaq e thjeshtë është.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *