• |
ide | kryesore

Lihen në burg tre hajdutët që grabitën katedralen e Korçës

Lajme, Të fundit
korce1.jpg



Gjykata e rrethit Gjyqësor në Korçë ka dhënë sot masën e sigurisë për Ronaldo dhe Lorenc Berberaj dhe shtetasin me inicialet R.Sh, 15 vjeç.

Tre autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur katedralen e Korçës më 2 shtator, ndërsa akuzohen për ‘vjedhje të kryer në bashkëpunim’.

Kujtojmë se autorët dëmtuan edhe ambientet e brendshme të saj. Në një prononcim për mediat një ditë pas ngjarjes, At Ilia Kotnami u shpreh se kjo nuk është hera e parë që ndodh. Kishat dhe objektet e kultit kanë qenë pre e grabitësve edhe më parë.

At Kotnami tregoi se hajdutët kanë qëndruar në kishë gjatë meshës, dhe në përfundim të saj kanë vjedhur paratë që ndodheshin në arkë. Sipas tij, autorët kishin marrë nga arka rreth 200 mijë lekë (të vjetër).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *