• |
ide | kryesore

Mos u gëzoni, teatri nuk ka shpëtuar nga shembja

1, Ide



Reagimi i vonuar i Brukselit për ligjin e shumëdebatuar për shembjen e Teatrit Kombëtar, i është servirur publikut në mënyrën më ekstreme të mundshme, aq sa një lexues i pavëmendshëm zor se kupton dot diçka. Të gjitha mediat pranë qeverisë, në një kor të unifikuar, kanë nënvizuar në titujt e tyre faktin se Ligji special, Edi Rama- Shkëlqim Demir Fusha nuk shkel angazhimet e Shqipërisë në kuadrin e Marrëveshjes së Asocimit.

Ndërsa të gjithë ata që kanë qenë në barrikadën e kundërt, pra që kanë kanë denoncuar një aferë korruptive, ku një kryeministër i jep një klienti të vet një truall publik dhe lejen e ndërtimit për 6 kulla, pa garë dhe pa tender, kanë nënvizuar dënimin e kësaj praktike nga Brukseli dhe thirrjen që ligji special të amendohet.
Pikërisht për të kthjelluar këtë informacion partizan, që më shumë sesa informimit, i shërben propagandës, duhen shpjeguar fillimisht disa gjëra.

Lexo më tej:

Letra e BE: Amendoni ligjin, për teatrin duhet garë

Po, është e vërtetë që opozita, kundështarët e shembjes së teatrit dhe madje edhe media të huaja kanë mbajtur qëndrim se ky ligj special është në kundërshtim me marrëveshjen e MSA.

Po, është gjithashtu e vërtetë se letra e e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjen në Drejtorinë për Negociatat dhe Zgjerimin, Michela Matuella e hedh poshtë këtë pretendim.

Por, ky fakt i vënë si titull në të gjitha mediat e dyshes Rama- Veliaj, është vetëm një detaj në thelbin e qëndrimit që ka mbajtur Brukseli. Sepse që të kuptohet ai, duhet vënë në kontekstin e debatit që është zhvilluar në Shqipëri.

Nga njëra anë këtu u renditën: Edi Rama që prezantoi edhe godinën e re të projektuar nga Bjarke Ingels, Erion Veliaj që s’la aktor të ri dhe burrë plak pa korruptuar dhe shumica e deputetëve socialistë që votuan ligjin sepecial. Të gjitha ata pretendonin se po i bënin vendit një të mirë publike. Se duke mos pasur para në buxhet, po i jepnin Tiranës një teatër modern që kushtonte 30 milionë euro.

Ndërsa në anën tjetër, qëndronin ata që bërtisnin se kjo është një vjedhje. Një akt i mbyllur që në 2016, mes një kryeministri dhe klientit të tij që ka marrë deri më tani 80 milionë euro para publike. Këta të fundit, ngrinin disa pyetje të thjeshta: Mirë doni teatër të ri (pavarësisht nga mashtrimet që u thurrën për godinën historike), mirë s’keni para ta ndërtoni, po pse ia jepni një firme të vetme? Pse një studioje arkitektonike pa konkurs? Si është e mundur që në këtë biznes, fitimi i të cilit përllogaritet afro 200 milionë euro, të mos ftohen edhe kompani të tjera?

Pikërisht, për këto dy pozicione diametralisht të kundërta do të gjykonte Brukseli.

Dhe aty, në qendrën e BE, ku nuk përdor dot as mediat që janë në gjendje ta bëjnë të bardhën të zezë, ku nuk nxjerr dot as aktorët lapangjozë që lëpijnë natën atë që pështyjnë ditën, qeveria nuk ka pasur asnjë mundësi ta mbronte pozicionin e saj. Ajo nuk ka qenë në gjendje të argumentojë, se si ka mundësi që parlamenti i këtij vendi ka bërë një ligj special me emër të veçantë, se i ka falur një biznes 200 milionësh një kompanie pa garë, se i ka dhuruar tokë publike një biznesmeni, duke shmangur votimin e këshillit bashkiak për këtë.

Prandaj, po të lexohet me kujdes letra e ardhur nga BE, aty kuptohet se qeveria shqiptare është tërhequr para zyrtarëve europianë. Ajo nuk ka pasur fuqi ta mbrojë para tyre një zullum kaq të trashë. Prandaj në përgjigje thuhet shprehimisht: “Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”.

Pra i lexuar kështu, qëndrimi i Brukselit është një fitore e qartë e të gjithë atyre që kishin denoncuar tentativën grabitqare Rama, Veliaj, Fusha.

Zbythja e qeverisë para zyrtarëve europianë dhe theksimi prej tyre i domosdoshmërisë për amendimin e ligjit special dhe domosdoshmërinë e garës, i ka dhënë të drejtë të gjithë atyre që kanë denoncuar vjedhjen.

Por, sado i bukur qoftë, ky triumf mbetet vetëm një sadisfaksion moral. Një kënaqësi, që ishin në anën e së drejtës e të gjithë atyre që treguan me gisht këtë mega aferë.

Vetëm kaq, asgjë më shumë.

Sepse praktika e deritanishme na ka treguar se as Rama dhe as oligarkët e tij nuk dinë të ndalen pasi kanë ndjerë erën e milionave. Në ato 80 milionë euro para publike, që qeveria i ka dhënë “Fushës”, ka vërtet prokurime të drejtpërdrejta, por ka gjithashtu edhe plot gara që kanë qenë të tilla vetëm në letër.

Prandaj, nuk do të jetë çudi që edhe me teatrin të ndodhë pikërisht kështu.

Të bëhet një ligj që i hedh hi syve BE-së, por përsëri, gjithçka të përfundojë sipas planit Rama- Fusha.

Pikërisht për këtë, fitorja e lajmit të sotëm është vetëm morale. Ajo tregon se ata që denoncuan grabitjen skadaloze, kishin të drejtë, por ajo nuk garanton asesi, se godina e Teatrit Kombëtar është shpëtuar.©Lapsi.al



12 Comments

  1. Ka nje paqartesi ne deklarimet e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjen në Drejtorinë për Negociatat dhe Zgjerimin, Michela Matuella. Duhet saktesuar qe gara per projektin dhe gara per punimet jane dy gjera krejtesisht te kunderta. Qeveria mund te beje gare per hartimin e projektit dhe pasi te hartohet projekti, firma Fusha te filloje punimet. Duhet te rihapet konkurimi per ate qe do ndertoje teatrin dhe jo per ate qe ben projektin.

  2. Me siguri qe kunati Lulit do konkuroje apo Uk-la-ba apo Fazllici,nje mut jane te gjithe.Per vitin 2017 ,nje milion njerez ne shqiperi nuk lexuan asnje liber,mendo tani se sa vehte shohin teater.Tenja qe ka hyre ne palce nuk e shpeton dot as dreqi dhe as i biri.Me mire ta bejne banje publike apo shurtore qe Veliu ta mbaje te paster qytetin .Me fal Bushat te paska ngel gozhda tek Rama dhe Veliu,askush nuk i do por muti nuk lahet me shurre.

  3. Bushat, ke rene dhe ti preh e propagandes qe u dha titullin e gatshem te gjitha mediave dje. Letra thote shprehimisht: nuk ka shkelje te MSA deri ne kete STAD. Pra, KE po thote qe ende nuk eshte shkelur sepse nuk eshte firmosur kontrata, por nese firmoset pa gare marreveshja me Fushen, do te kete patjeter shkelje. Per kete tregon si reference me pas gjithe nenet e proceduren e BE

  4. Ok Bushat, deri ketu Teatri nuk eshte shpetuar, por Kupola rama- veliaj e Rilindjes eshte çipllak para popullit, Pra eshte fitu prestigj per Mbrojtesit e Teatrit dhe kohe.

    Aq sa duhet per tja pre duart (dhe Jo vetem)
    akrep-Kupoles se rrethu nga zjarri tashme…

    E kina thone qe Teatri – Toka e Shenjte do bohet varri I Tiranise….

    Ka ‘beg'(Mafie) po ka dhe hendek….
    Na Humbert1 muaj kohe, kaq, gezoi qenerisht Lal Mordja, na shau me gjuhen e tij prej mafiozi te pashkolle qe I ka hyp gomorit shtremet qysh kur qe 99ç, qe kujton qe zullumqar arrogant,
    futi gjuhen gjarpnore te gerditeshme prej prifti xhahil dhe …bjeri!

    Vjen dita qe Gomori mashtrues te hudh hunde e buze! Ket s’ja mesoi Nona
    (I mesoi vetem si te bonte prokopi me fiq….)

    Te krupshem ! Perversiteti, Makuteria& xhahilzmi juaj Botnore s’kish ku j’u conte vec te …Mbreti Midia,
    Thirrini mendjes, mjerane, nese keni kohe, Yh Tirona.

  5. Vizion + ne krahasim me TOP Channel ka me shume abuzime ne kurriz te shtetit shqiptar.Nese Vjollca ka shitur aparate apo ka vendosur kioska,DULAKET E VIZION + kane vjedhur toka e kane manipuluar toka ne jug te vendit ku kane ndertuar komplekse.Mjafton te shohesh mashtrimet qe kan ber dhe taksat e papaguara ndaj shtetit shqiptar e te le te kuptosh qe duhet mi bojkotu Vizion plus dhe cdo sherbim DULAKESH tringjesh.

    VIZION + ESHTE MAFIE,NUK PAGUAN PUNTORET,ZHVAT DHE MASHTRON DHE MANIPULON.

    DULAKET,MAFIA POLITIKE SHQIPTARE!

    E VERTETA NUK MBULOHET

  6. O Andi,ky lloj kryeministri kur ka qene kryetar bashkie,EDI RAMA,ka dhene tere Don Boskon nje kompanie mashtruese sic jane keto DULAKET e Vizion +.

    Per cfare lloj gare e keni fjalen??? Sa tendera kane mare Dulaket duke qene deri ne fyt me borxhe ndaj shtetit shqiptar ne formen e taksave te papaguara dhe kur vjen puna Erion Veliaj fiku u jep prape leje ndertimi dhe tendera.

    Ja cfare lloj qeverie eshte kjo!!! Zhvatese e buxhetit shqiptar ne bashkepunim me horra mashtrues si Dulaket,nje mafie e cila vetem zhvat toka dhe nderton pa kriter duke e transformuar kryeqytetin por edhe me gjere ne prona te tyre me lejen e qeverise se majte.

    Lexojeni qe te informoheni! OLIGARKIA zoteron toka ne kryeqytet,zoteron median VIZION +,zoteron forma te ndryshme per te pasur pushtet.Mjere populli!

  7. O Bushat vetem budallenj si puna jote nuk duan shembjen e teatrit po Lulushi dhe Ilir Meta e dine shume mire qe do shembet at thjesht duan pjese ne tender

  8. Mjafton te shohesh tenderat e ndertimet ne Tirane te kuptohet se Vizion + financon fushaten politike te majte dhe ne kembim zhvat buxhetin e shtetit shqiptar.DULAKET duhen hetuar nga Vettingu per krim ekonomik ne bashkepunim me qeverine e majte RAMA,duke i shkaktuar buxhetit te shtetit shqiptar humbje marramendese.
    Nese doni me shume,thjesht shikoni emisionin Publicus te ARTAN RAMES qe te mund te shikoni fytyren e vertete te Genc Prostitute Dulakut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *