• |
ide | kryesore

“Obezi” Balotelli, ish-kampioni i Juventus akuza të ashpra sulmuesit

Sport



“Kam folur me Sacchi pas ndeshjes dhe u dakordësuam mbi faktin që Balotelli nuk ishte i përgatitur”. Presidenti i federatës polake, Zibi Boniek, i del në krah ish-teknikut të Italisë, që e sulmoi ashpër sulmuesin e Nice pas provës së dobët kundër Polonisë në Ligën e Kombeve. “Nga pikëpamja fizike nuk ishte i përgatitur për një ndeshje të tillë’ – ka shtuar Boniek për Radio Anch’io lo sport – është vetëm faji i tij nëse nuk është gati”.

“Jam plotësisht i një mendimi me Sacchi – vazhdoi ish-sulmuesi i Juventus e Roma – Ajo që ka rëndësi në futboll është inteligjenca në lidhje me pjesën tjetër të skuadrës në fushë. Më vjen keq për Balotelli, sepse e kujtoj në një Juventus-Inter që ishte shkatërrimtar, por nuk e pashë të përgatitur për sforco të këtyre niveleve. Një profesionist nuk mund të prezantohet në këto kushte sepse nuk shërben për asgjë – shtoi ai – Pastaj unë nuk hidhja në fushë kurrë një lojtarë që është 15 kg mbi peshë…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *