• |
ide | kryesore

Panucci me këmbë në tokë: “Me këtë mbrojtje nuk e fitojmë grupin”

F1, Sport



Tekniku i Shqipërisë, Christian Panucci, ka dalë i zhgënjyer nga stadiumi që dikur e heshti. Natyrisht këtë e bëri si futbollist, si trajner i Shqipërisë mori dy gola dhe prezantim për tu harruar. Italiani e vuri theksin tek problemet difensive, por në fakt e gjithë skuadra ishte jashtë orbite dhe “me mungesë personaliteti”, sic e citoi Panucci.

“Nuk ishte e lehtë, patëm pak personalitet për të mbajtur topin, – tha tekniku pas ndeshjes. Kemi limitet tona dhe i lejuam shumë kundërshtarit”.

Limite që në fakt u shfaqën në të gjithë repartet. Vendosja me katër mesfushorë nuk është se i dha dorë veprimeve sulmuese. Ishte dukshëm tentativë për të marrë një pikë, pa bërë llogaritë se furia e vendasve do të merrte përpara këdo. “Nuk jam euforik por jam koshient për pikat e dobëta dhe të forta. Duhet të vendosim në rregull mbrojtjen, pasi e kemi të vështirë të fitojmë grupin”, përfundoi Panucci, që kapet fort pas tre pikëve të marrë ndaj Izraelit, por që edhe aty nuk është se treguam lojë e besueshmëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *