• |
ide | kryesore

Projekti për Teatrin/ Bashkimi Europian rrëzon ligjin special për Fusha sh.p.k

Lajme, Të fundit



Ligji special që miratoi qeveria për dhënien e ekskluzivitetit të kompanisë Fusha sh.p.k për Teatrin Kombëtar pritet të ndryshojë. Të paktën kështu duket se iu është premtuar përfaqësuesve të Bashkimit Europian, që në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi shprehen:

“Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”

Letra mban firmën e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella. Sipas asaj që thuhet në letër, pritet që të amendohet vetë thelbi i ligjit, që ishte dhënia e ekskluzivitetit të projektit për një kompani të caktuar, një precedent i rrezikshëm ky që ligjeronte pazarin mes qeverisë dhe një kompanie private për ngritjen e kullave në qendër të Tiranës.

Lexo më tej:

Sqarimi / si duhet lexuar letra e BE për ligjin e teatrit

Por pa ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se është gjetur një dakordësi me Komisionin Europian për një amendim në ligj. Veliaj nuk specifikoi se çfarë përmbante ky amendim, por ai tha se do ta bënte procesin më të hapur dhe do t’i “heqë alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës”.

Nga fjalët e Veliajt duket se edhe amendimi në ligj, pra hapja e një konkursi për projektin e teatrit të ri, mazhoranca do ta përdorë si një fasadë për t’iu rikthyer pazarit me klientët e paracaktuar, megjithatë e sigurtë është që kjo përgjigje e BE-së, i jep një goditje të fortë arrogancës me të cilën u tentua të ligjërohej grabitja e pronës publike.



4 Comments

  1. Shihni se me komentuesin BERT, si mbrojtes i qelbesirave do na e justifikoi me klecka vendimin e padronit te tije se edhe europa i ka dhene te drejte, kjo eshte menyra, e metoda e ketyre qe cdo gje e bejne ne favorin e tyre. Kjo eshte pa fytyresia qe i karakterizon. S;kemi se c;te presim me,, genjeshtrat po u vlejne per enderrat e mashtrimet e tyre, e me keto po tregojne qe eshte fundi i kucedres rilindase qe po asfikson nje popull.

    1. bertit edhe po i dhe pall si meta rames ne gjirin e lalzit ,i thot ishte ngjal.apo mushkonj ne vend te avion, ose femij 9 muajsh ne vend te jastek griselde me 9 kile kokain.keta jan dhjerjet e stalinit,jashteqitjet e mao LUU ce dun dhe shurrat e enver mugoshes dhe ramiz popoviqit

  2. O fax mere dhe ariK dhe me vrap ne Servis nuk ju ka dhene leje te dilni salivari gardian,ai vet nuk ka thene nje fjale per teatrin dhe e dini pse se eshte zeni aty,prandaj mos hani MUT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *