• |
ide | kryesore

Rasti i Mirela Fanës/ A duhet t’i nënshtrohet vetingut gjyqtarja e Gjykatës së Lartë?

Lajme, Të fundit



Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit po shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pushojë procesin e vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

“Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e Lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit” deklaroi Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

Po ashtu Komisioneri Publik tha se kur të mbarojë mandatin KPK, zonja Fana ka të drejtën të paraqesë kërkesë për t’u rikthyer në sistem, këtë herë si gjyqtare e Apelit.



1 Comment

  1. Vendimi u dha me perjashtim per15 vjet nga sistemi,mbiemri fana i lidhur me familjen berisha.nje me pak ne sistem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *