• |
ide | kryesore

Reagon nëna e Mac Miller pas vdekjes së tij

Paparazzi, Slider



Reagon për herë të parë nëna e Mac Miller, Karen Meyers, pas vdekjes së parakohshme të të birit 26-vjeçar. Ajo ka shpërndarë në profilin e saj në “Instagram” një foto, ku shfaqen shumë të buzëqeshur duke ndjekur ndeshjen e bejsbollit. Miller ka mbështetur kokën tek e ëma dhe duket shumë i lumtur. Ajo nuk ka preferuar të shkruajë asnjë fjalë, vetëm një emoji në formën e zemrës së thyer.

Mac Miller u gjet i pajetë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së premtes, si pasojë e një ataku kardiak të shkaktuar nga një mbidozë droge.

Një ditë pas tragjedisë, familja e Miller’s konfirmoi për “E!neës” se djali i tyre 26-vjeçar, ka ndërruar jetë dhe se duhet të respektojnë privatësinë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *