• |
ide | kryesore

Revoltohet Tayna, e akuzojnë se ka blerë followers në “Instagram”

Paparazzi, Slider



Tayna është një prej repereve më të reja në tregun muzikor shqipëtar. “Columbiana” ishte kënga që i dha asaj  famë të menjëherëshme pasi rezultoi sukses dhe arriti të mbledhë mjaft shikime. Krahas famës Taynas i është dashur të përballet dhe me disset e shumta të kolegeve. Duke filluar me Rinën (gjithashtu repere e re) e cila pretendon se ishte e para që solli këtë frymë muzikore në Shqipëri, e duke vijuar me Fifin e cila e akuzon për photoshop dhe silikon në këngën e fundit të publikuar. Por nuk mbaron me kaq pasi në listën e akuzave janë shtuar dhe ndjekësit e saj, të cilët pretendojnë se Tayna i ka blerë disa prej tyre me para.

E revoltuar nga kjo akuzë, Tayna ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory.

“Kur dikush arrin sukses, njerëzit nuk duan ta shohin atë më mirë se veten, dhe mundohen t’a prishin imazhin. Iu rritë ndera për këta 10 mijë ndjekës fallco që mi keni dërguar kinse jam duke i blerë, ama s’ka qenë nevoja se kush nuk ka inat e sheh realitetin, e dinë sa shikime e sa komente marr vetëm për një post, edhe e dëgjojnë këngën time kudo që shkojnë. Këta ndjekës ishte arsyeja pse e bëra privat Instagramin. Ne jemi artistë dhe unë po ia lë vetëm punës time të flas tërë kohën se nuk kam kohë me u marr me njerëz që urrejtjen e kanë në shpirt”, ka shkruar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *