• |
ide | kryesore

Rrëfimi erotik i Crouch: “Në Liverpool e provova me gruan e Xabi Alonsos”

Sport



Një karrierë e pasur me eksperiencë e shumë episode për të treguar. Edhe erotike. Peter Crouch, sulmuesi i Stoke City por që më parë ka luajtur me Tottenham e Liverpool, ka treguar histori kurioze në autobiografinë e tij “Si të bëhesh futbollit”. Shtatlarti anglez madje paska qenë edhe flirtues, duke treguar një nga ato histori që Xabi Alonson do ta kthejë pas në kohë kur ta lexojë: “Në 2005 në Liverpool e provova me gruan e Xabi Alonsos, por nuk e dija që ishte ajo”.

Në intervistën për Daily Mail anglezi sqaroi se kjo gafë i takonte periudhës kur sapo kishte kaluar tek të kuqtë nga Southampton. Crouch qendronte në Hope Street Hotel ku pa një vajzë të bukur që e kishte shtangur: “Tek recepsioni ishte një vajzë shumë e bukur, aq sa nuk po e besoja se po më shikonte dhe më buzëqeshte. Pastaj ia tregova këtë shokëve në stërvitje: ‘Eshtë vërtetë shumë e bukur, besoj se po ta provoj më të ajo do jetë dakord’. I tregova se ajo i kishte flokët e zinj dhe dukej si spanjolle. E kështu zbulova se ishte gruaja e Xabi Alonsos (Nagore Aramburu). Në fakt ishte spanjolle e punonte si recepsioniste për të mësuar anglishten. Ishte shumë e sikletshme për mua, por si ajo si Xabi e morën me humor sapo ia shpjegova se nuk e dija lidhjen e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *