• |
ide | kryesore

Shqipëria zbret në Hampden Park me ndryshime

Sport



Pak minuta për të nisur ndeshja delikate në Skoci, mes vendasve dhe Shqipërisë që kërkon fitoren e dytë rradhazi në Ligën e Kombeve. Për vendasit kjo është edhe ndeshja e parë në këtë turne, për më tepër që skuadra e McLeish vjen nga 5 humbje në 6 miqësoret e fundit.

Panucci ka bërë ndryshime, jo aty ku pritej në fakt, duke ruajtur të gjithë prapavijën të njëjtë me atë që luajti kundër Izraelit. Veseli e Djimsiti konfirmohen në qendër, duke ulur në pankinë edhe njëherë Mavrajn.

Mesfusha e italianit bëhet me katër, për një 4-4-2 klasik. Xhaka e Memushaj në qendër, ndërsa Ndoji e Lilajn në krahë, duke i dhënë Gavazajn partner sulmi Balajt, për të qenë më konsistues në veprimet ofensive.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *