• |
ide | kryesore

Spanja futet në histori me fitoren në Wembley, Kroacia debuton si nënkampione bote

Sport



Pas fitores së rëndësishme në Wembley kundër Anglisë, Spanja të martën në orën 20:45 do të përballet me Kroacinë në raundin e dytë të Grupit 4 të Ligës së Kombeve. Një tjetër ndeshje e madhe për djmentë e Luis Enrique, i cili në Estadio Martínez Valero të Elche do të duhet të luftojë me kampionët e nënkampionët e botës.

KROACIA, DEBUTON NË LIGËN E KOMBËVE

Për djemtë e Dalic ndeshja kundër Spanjës do të jetë ndeshja e parë në Ligën e Kombeve. Një debutim i shumëpritur, sidomos pas një Botërori si protagonistë. Para ndeshjes kundër La Roja, Kroacia ka barazuar në shtëpi në miqësoren me Portugalinë.

NËNKAMPIONËT E BOTËS, POR…

Kroacia ka arritur finalen në Rusi, por në realitet kurrë nuk ka fituar brenda 90’ minutave në 5 garat e fundit të luajtura.

PA MANDZUKIC DHE SUBASIC

Për Kroacinë, Liga e Kombeve do të shënojë një kurs të ri. Daliç nuk do të jetë të mbështetet te Mandzukiç dhe heroi i “Rusi 2018” Subasic. Të dy i kanë dhënë lamtumirën e ekipit kombëtar dhe tashmë duhen gjetur zëvendsimet e duhura. Trajneri Dalic ka thirrur vetëm 15 nga 24 “arkitektët” e aventurës së madhe të Rusisë, duke parë edhe lamtumirat e Danijel Subasic, Vedran Corluka dhe Mario Mandzukic dhe dëmtimete Ante Rebiç dhe Andrej Kramariç.

PËRPLASJA E FUNDIT

Përpara sfidës së Ligës së Kombeve, e fundit midis Spanjës dhe Kroacisë daton në Euro 2016. Një rezultat që nuk I buzëqeshI La Roja. Në raundin e fundit të Grupit D, kroatët dhanë më të mirën ndaj Iberikëve dhe fituan vendin e parë në grup. Në total, Spanja dhe Kroacia janë përballur gjashtë herë. Tre herë ka fituar La Roja, dy Kroacia. Vetëm njëherë janë ndarë në barazim. Spanja gjithashtu përpara edhe për golat e shënuar (7-6).

SPANJË, RADHA E MORATA?

Në vitin e parë në Barcelonë, Luis Enrique i ka mësuar spanjollët me rotacionin, duke ndryshuar formacion për 19 ndeshje rresht. Pra, kundër Kroacisë, mund të ketë disa ndryshime në 11-en titullare. Duke filluar me Sergi Roberto dhe Álvaro Morata.

PUSHTIMI I WEMBLEY

Përpara fitores së Spanjës, Wembley nuk thyhej prej më shumë se 11 vjetësh. Por askush nuk kishte arritur të mundte me përmbysje Tre Luanët në tempullin e futbollit anglez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *