• |
ide | kryesore

Stresi: Nuk mund të ndalojë lotët, vetëm qaj… (Foto)

Paparazzi, Slider
stresi_1449359714-77147041.jpg



Kush do ta mendonte se një Bad Boy si Stresi do të deklaronte publikisht ndjenjat dhe gjendjen emocionale. Përveç dashurisë për Kejsin, pika e dobët e këngëtarit duket qartë se është nëna e tij. Nëpërmjet një postimi në “Instagram” Stresi tregon se nuk mund të ndalojë lotët teksa shkruan një këngë për të. Ai ka treguar një bisedë më nënën e tij ku i thotë se nuk po arrin të përfundojë këngën dedikuar asaj sepse përlotet menjëherë.

“Ka dalë një këngë që del veç një herë në jetë, por jam duke u përmirësuar ta këndoj përmendësh por s’më lejnë lotët aq shumë të dua” – i ka thënë ai.

Ndërkohë mamaja e tij me shaka i është përgjigjur që ajo është ende gjallë.

Gjithashtu nëpërmjet këtij postimi ai konfirmoi dhe pjesëmarrjen e tij në “Kënga Magjike” dhe ai do të konkurrojë pikërisht me këngën dedikuar nënës së tij.Njëkohësisht ai është duke punuar dhe për albumin e ri, i cili do të jetë i fundit i karrierës së tij muzikore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *