• |
ide | kryesore

Tepelenë, 50-vjeçari del për të peshkuar, kallami i prek linjat e tensionit, përfundon në spital

Lajme, Të fundit



Kishte dalë për të peshkuar, por përfundoi në spital. Ngjarja ndodhi në fshatin Iliras të Memaliajt. Policia thotë se shtetasi I.M, 50 vjeç, banues në Berat, duke peshkuar në lumin Vjosë, aksidentalisht ka prekur me kallamin e peshkimit në linjat e tensionit të energjisë elektrike dhe si pasojë është dëmtuar dhe dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër. Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *