• |
ide | kryesore

Tritol në banesën e kreut të OSHEE Krujë, flet babai: Sulmi ka lidhje me detyrën

Lajme, Të fundit



Eksploziv banesës se te atit te drejtorit te OSHEE ne Fushe Kruje. Persona ende te paidentifikuar i kane vene lëndë plasëse banesës se shtetasit Xhavit Masha. Sipas te dhënave te para mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02 e 45 dhe ka shkaktuar dëme te mëdha materiale.

Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti qe ndodhej i parkuar ne oborr. Janë dëmtuar dyer e dritare, muret dhe çatia e banesës. Kryefamiljari mësohet se nuk ka probleme e konflikte me njeri por dyshohet qe tritoli te ketë lidhje me detyrën e te birit te tij, Besnikut, pasi ai është Drejtor i OSHEE për Fushe Krujën.

“Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ne banese dhe ne automjetin qe ndodhej ne oborrin e banesës. Shpërthimi na trembi pamase, jemi te tmerruar. Shpërthimi ishte shume i fuqishëm. Dyshojmë se sulmi me lende plasëse ka lidhje me detyrën e djalit tim” – tha Xhavit Masha.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *