• |
ide | kryesore

Video/ “Braveheart” Naismith rrëzon Shqipërinë me dy gola

Kryesore, Sport, Video



Në Hampden Park historia nuk përsëritet. Skocezët ishin shumë luftarakë për të pritur minutat e fundit, si në nëntorin e 11 viteve më parë kur u dënuan në kohën shtesë, nga një gol i Christian Panuccit. Vendosën ndeshjen dy gola të Naismith, që erdhën nga goditjet standarte, pika më e fortë e skocezëve. Tekniku, McLeish, kishte shumë nevojë për këtë fitore, për të harruar serinë negative të miqësoreve, që kishin larguar edhe tifozët skocezë nga stadiumi.

E kundërta ishte Shqipëria, e vënë përfund që në fillim, duke pritur kushedi se cfarë mrekullie, që nën shiun e Gllasgow nuk kishte ndërmend të vinte. Ndryshimet e italianit nuk kishin bërë asgjë më shumë se kontribut më i lartë difensiv, që dukej qartë se ishte e vetmja gjë që kishte rëndësi. por kjo deri tek goli…
Më saktë edhe para golit, vetëm fati i mbajti skocezët larg, se mbrojtja u vu në panik, nga Hysaj, tek Binaku me Djimsitin që bëri vetëm një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Naismith.

Ndoji e Lilaj nuk mund të bënin asgjë përballë furisë së Skocisë. Blutë e McLeish ishin agresive dhe ngjanin me një skuadër. Kuqezinjtë dolën për pjesën e dytë të mundur në mendje, se ndryshe nuk shpjegohet ai pasivitet, që dënoi pikërisht Djimsitin e pafat të devijonte goditjen e Naismith dhe të bënte Strakoshën të dorëzohej.

Në fakt ishte çështje kohe dhe reagimi i atyre pak minutave ku Shqipëria luajti futboll, ishte më tepër gulç për të mos pranuar atë që po ndodhte se ide dhe qartësi taktike. Në kaosin e përgjithshëm, ku bën pjesë me shumë meritë edhe Panucci, u gjend edhe Strakosha që ca faje në golin e dytë të Naismith i ka…

Por fatet e lojës ishin vendosur, madje që kur ajo filloi. Skocia luajti me zemër trime, ndërsa kuqezinjtë bënë shumë për tu mundur dhe asgjë për të fituar.

3 pikë për Skocinë që barazon Shqipërinë në krye, por ka një ndeshje më pak, ndërsa grupin 1 të Ligës C e mbyll Izraeli me zero pikë.



2 Comments

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *