• |
ide | kryesore

Zbulohet data dhe vendi ku do të martohen Gjiko dhe Elita

F1, Paparazzi



Fillimisht u përfol në media se data 23 gusht do të ishte dita e madhe kur çifti do të kurorëzonte dashurinë në altar, në një ceremoni madhështore dasme me shumë të ftuar VIP, personalitete të medias, biznesit, etj. Por, me sa duket, vëmendja e madhe mediatike me të cilën u shoqërua ky lajm, i shtyu vetë protagonistët që ta anulonin dasmën për një moment të dytë.
Dhe me sa duket, momenti nuk është larg…Sipas “Indeksonline” dhe burime shumë pranë Elita Rudit dhe reperit Gjiko, ata do të martohet në datë 21 shtator dhe dasma do të organizohet në Prishtinë.Sipas zërave, një shtatzëni e mundshme e Elitës, duket se i ka përshpejtuar më shumë gjërat në çështjen e dasmës, pasi çifti vetëm përpara dy muajve u fejuan duke zyrtarizuar kështu raportin e tyre gjatë ditëlindjes së Elitës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *