• |
ide | kryesore

35-vjeçarja harron ku parkoi makinën në Vlorë, e denoncon të vjedhur në polici

Lajme, Të fundit



Një njoftim i çuditshëm vjen këtë të martë nga komisariati i policisë së Vlorës. Një 35-vjeçare kishte denoncuar në datën 6 shtator vjedhjen e automjetit të saj tip “Benz”. E reja me iniciale E.H. u tha policëve se makinën ia kishin vjedhur në lagjen “Lef Sallata”.

4 ditë më pas policia e gjeti makinën e humbur që figuron në pronësi të një 70-vjeçari me iniciale Xh.H. Makina u gjet e parkuar në lagjen “4 heronjtë”. Sapo automjeti është gjetur, 35-vjeçarja e ka tërhequr denoncimin duke deklaruar se kishte harruar ku e kishte parkuar makinën. Por policinë e Vlorës kjo ngjarje nuk përbën vepër penale kështu që për E.H. nuk do të ketë pasoja ligjore.

Njoftimi i policisë

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10. 09. 2018, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, u gjet mjeti tip “Benz”, i shtetasit Xh. H., vjeç 74, banues në Vlorë, i deklaruar i vjedhur, më datë 06. 08. 2018, në lagjen “Lef Sallata”, ku shtetësia E. H., vjeçe 35, banuese në Vlorë, deklaroi se nuk mbante mend se ku e kishte parkuar mjetin. Ngjarja nuk përbën vepër penale.

©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *