• |
ide | kryesore

Angli-Zvicër ka një motiv të fortë pse do të transmetohet bardhezi

Sport



Një kthim në të shkuarën për pak sekonda: tifozët e Anglisë dhe Zvicrës, që do të ndjekin miqësoren mes dy kombëtareve në televizion, do të kenë një surprizë në minutata e para të lojës. 25 sekonda nga sfida që do të luhet në stadiumin e Leicester, do të transmetohen në bardhë e zi për ti bërë homazh shoqatës ‘Kick It Out’ që lufton kundër diskriminimit e kundër racizmit në botën e futbollit. Një xhest fisnik në rastin e përvjetorit të 25 të aktivitetit të shoqërisë.

Bëhet fjalë për një fushatë sensibilizuese për një temë delikate jo vetëm në futboll, por edhe në shoqëri, si shpjegon Lord Herman Ouseley, themeluesi i projektit për Mirror: “Shpresojmë që kjo gjë e vogël të ndihmojë për të kujtuar se si futbolli ka shkuar përpara në 25 vitet e fundit. Tani është një ambjent shumë më i hapur e me diversitet, që mirëpret cilindo pavarësisht nga mosha, gjinia, raca, feja e orientimi seksual“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *