• |
ide | kryesore

Ankimimi i Komisionerit Publik, caktohen trupat që do të vendosin për Alma Bratin dhe Astrit Faqollin

Lajme, Të fundit



Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë regjistruar dy ankimimet e bëra nga Institucioni i Komisionerëve Publik kundër vendimeve të KPK, për Alma Bratin si edhe për Astrit Faqollin, të dy anëtarë të Gjykatës së Tiranës.

Për Alma Bratin trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Natasha Mulaj; relator: Rezarta Schuetz; Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci.

Ndërkohë që për Astrit Faqollin, trupi gjykues përbëhet nga: Kryesues: Natasha Mulaj; Relator:Rezarta Schuetz; Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *