• |
ide | kryesore

Champions në SHBA? Idea: Një finale në New York

Sport



Uefa përvec se kërkon forma të ndryshme për ta bërë tërheqës futbollin, po sheh edhe për promovimin e tij jashtë kufijve të kontinentit. Vetëm pak javë pasi lindi marrëveshja për zhvillimin e ndonjë ndeshje të kampionatit spanjoll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Champions League duket se po hedh sytë përtej oqeanit. Lajmi vjen pikërisht nga Spanja ku saktësohet se po mendohet për zhvillimin e një finale të kompeticionit në New York. Skenari është hipotezuar nga Jaume Roures, themelues e drejtor i përgjithshëm i Mediapro, për mikrofonin e Catalunya Radio.

Uefa, kështu, po punon në të njëjtin drejtim me Liga Spanjolle që, sipas asaj që është vendosur me akord me Relevent, do të zhvillojë të paktën një ndeshje në sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 15 vitet e ardhshme. Për këtë sezon ndeshja e përzgjedhur do të jetë Girona-Barcellona, në programa në 27 janar e vlefshme opër javën e 21^ të kampionatit. Me këtë zgjedhje, Liga ka ngritur shumë polemika me shoqatën e futbollistëve që ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *