• |
ide | kryesore

Derbi i Manchester për Douglas Costa

Sport



Douglas Costa ka mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm me Juventus, por sezoni i ri mund tia komplikojë pak jetën brazilianit. Për momentin 26 vjecari nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Allegrit dhe kjo ka nxitur interesimin e klubeve të rëndësishme të Europës.

Mund të nisë në fakt një derbi i merkatos për Douglas Costa. Në vecanti, Manchester City e Manchester United janë të interesuar për lojtarin e krahut të bardhezinjve. Mes dy gjigantëve anglezë, ai që mund të ketë një kartë më tërheqëse në dorë për drejtuesit e Juventus është sigurisht United, që mund të propozojë një këmbim me Paul Pogba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *