• |
ide | kryesore

“Do mbytem ne det”, i riu kërcënoi me vetëvrasje, rezulton i zhdukur prej 24 orësh

Lajme, Të fundit



Një 29-vjecar nga Manastiri është zhdukur prej 24 orësh. Mësohet se Bleririm Dule është larguar nga banesa duke u thëne familjareve: “Do mbytem ne det”.

Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë kallëzimin në polici pasi kanë humbur kontaktet me të riun, i cili vuan nga probleme mendore. Policia prej pasdites se djeshme ka nisur kërkimet, por ende nuk e ka gjetur 29-vjeçarin. Burime nga policia thanë se celulari e pasaporta e Blerim Dules janë gjetur në banesë. Sipas dëshmive të familjarëve, i riu dilte përditë në të njëjtën orë që u largua nga banesa herën e fundit e kthehej ne 18.00.

Për gjetjen e të riut po zhvillohen kërkime nga toka dhe nga deti. Kërkimet me skaf janë zhvilluar në prani të familjareve. Burime policore thanë se kërkimet janë intensifikuar, megjithatë as nga kërkimet në tokë nuk ka shenja të personit të zhdukur. Përveçëse vuan nga probleme mendore, i riu përshkruhet si tip i vetmuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *