• |
ide | kryesore

Fitorja historike e Kosovës dhe shanset për të arritur finalet e Europianit

F1, Sport



Kosova bën historinë. Me fitoren e arritur të hënën kundër Ishujve Faroe, skuadra e teknikut Challandes merr tre pikët e para, në historinë e saj të shkurtër. Golat e Arbër Zenelit e Atdhe Nuhiut kanë lumturuar stadiumin Fadil Vokrri, i mbushur plot për të festuar debutimin e kombëtares në atdhe. Fitorja e parë zyrtare dhe kënaqësi për Kombëtaren e njohur nga Uefa e Fifa vetëm në maj të 2016.

Me fitoren e marrë në Prishtinë, Kombëtarja e kapitenit Samir Ujkani rrëmben vendin e parë të grupit 3 në Ligën D përpara, pikërisht Ishujve Faroe. Vetëm dy barazime, ndërkohë, për Azerbaijan kundër Kosovës në ndeshjen e parë e Maltës, një ditë më parë. Suksesi i marrë nga të besuarit e Bernard Challandes e ka cuar serinë e rezultateve pozitive rradhazi në 6.

Por nuk është vetëm kaq, sepse Zhegrova, Halimi, Berisha e të tjerët tani besojë vërtetë se mund tia dalin të prezantohen në finalet e kampionatit europiane përmes kësaj formule (Ligës së Kombeve) vetëm dy vjet pas njohjes nga organizatat ndërkombëtare të futbollit.

Maqedonia me 6 pikë në dy ndeshje e me fitoren 2-0 kundër Armenisë, duke se ka hedhur themelet për të prezantuar grupin 4 në gjysëmfinale. Po ashtu Bjellorusia, edhe pse me pikë të barabarta me Luksemburgun, është favorite për të fituar grupin 2, ndërsa në atë 1 Gjeorgjia ka 4 pikë avantazh pas dy ndeshjesh.

Ndër kundërshtarët, të gjithë janë të thyeshëm për Kosovën e Challandes, e ndoshta më e vështira duket Maqedonia, por duke parë si janë gjërat, prezanca në Ligën D është fati më i madh për Kosovën që mund të arrijë finalet e Europianit me goditjen e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *