• |
ide | kryesore

Këto janë atletet më “in” të sezonit (Foto)

F1, Stil



Disave mund t’u duken të shëmtuara, por janë tendenca më e parezistueshme e vjeshtës. Çfarë më shumë se atetet mund të blesh këtë periudhë, por kujdes! Të gjithë ju që nuk i keni blerë akoma, ja cilat janë trendet.

Quhen ‘chunky sneakers’ dhe janë ato atletet e gjimnastikës me shollë të madhe. I keni parë gjithandej gjatë stinës së verës, por vjeshta është tipike për një palë të tilla.

Kështu, mjaft menduat se janë “të shëmtuara”. Këto do të jenë atletet më hot që do të dominojnë vjeshtë-dimër 2018.

Markat më të njohura të këpucëve, për vjeshtë-dimër 2018, kanë përfshirë në koleksionet e tyre atletet ‘chunky’ dhe, siç do t’i shikoni nga këto foto, sa më të mëdha, aq më mirë.

Gucci ka stiluar atletet të ngjashme me një stil ‘boot hiking’, por edhe duke u shtuar atyre aksesorë si gurë të çmuar.

Balenciaga dhe Versace vijnë gjithashtu me të njëjtin version, jo shumë larg nga stili tradicional.

Maison Margiela dhe Prada kanë guxuar më shumë me ngjyrat e këtij trendi duke shkuar edhe te ngjyrat futuriste si neoni.

Shikoni galerinë e “chunky sneakers” dhe ‘çmenduni’ me këto propozime të jashtëzakonshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *