• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Rikthehet sinjali i kanaleve analoge në televizor

Lajme, Të fundit



Autoriteti i Mediave Audiovizuale rikthen sinjalin e televizioneve analoge. Vendimi u bë i ditur nga Gentian Sala, kryetar i AMA, sipas të cilit ky sinjal do të riaktivizohet deri në 15 janar të vitit tjetër, për “hir të të drejtës kushtetuese të të gjithë qytetarëve për informim” siç u shpreh ai.

Vendimi është marrë pas irritimit të qytetarëve që qëndruan nëpër radhë të gjata për të blerë dekodera në Tiranë dhe në Durrës, pas fikjes së sinjalit. AMA ka lënë kësisoj 4 muaj kohë për qytetarët, që të pajisen me aparatet në mënyrë që në janar të mos ketë dyndje në dyqanet ku shiten aparatet përkatës.

 

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *