• |
ide | kryesore

Për herë të tretë me kancer,flet aktorja

Paparazzi, Slider



Olivia Newton-John ka folur për betejën e saj me një diagnozë të tretë të kancerit, duke thënë se do ta mundë sëmundjen edhe këtë herë.

Ylli i ‘ Grease’ tha për televizionin australian “Sunday Night”, se po përdorte marihuanë medicinale dhe mjete të tjera natyrore.

Newton-John i mbijetoi diagnozës fillestare të kancerit të gjirit në vitin 1992, por zbuloi se ishte kthyer në vitin 2013. Një diagnozë e tretë, e tumoreit në pjesën e poshtme të shpinës, iu shfaq vitin e kaluar.Diagoneza e re është kanceri i gjirit në fazën e 4-t që është përhapur në pjesën e shpinës.”Unë besoj se do të fitoj dhe ky është qëllimi im,”-tha ajo.

Newton-John i bëri thirrje Australisë të miratojë ligjet e shtetit amerikan vetë ajo jeton dhe të lejojë përdorimin mjekësor të marijuanës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *