• |
ide | kryesore

Rumunët në kor në stadiumin e Beogradit “Kosova, zemra e Serbisë”

Sport



Qindra tifozë rumunë kanë bërë thirrje raciste duke brohoritur “Kosova, zemra e Serbisë” dhe parulla të tjera në ndeshjen kundër Serbisë në Beograd.

Serbët, para ndeshjes e kishin vlerësuar lart këto brohoritma të tifozëve rumunë, të cilët ishin rreth 10 mijë vetë në Serbi. Mediat e Serbisë e kanë quajtur “kënaqësi” korin e tyre racist “Kosova është zemra e Serbisë”, që kanë kënduar tifozët rumunë derisa ata kanë ndezur edhe flakadanë.

Federata e Futbollit të Kosovës, duhet të reagoi në UEFA për brohoritmat e tifozëve serb që vazhdimisht bëhen në tribunat e stadiumeve serbe.
Kjo nuk është hera e parë që kanë ndodhur thirrje të këtilla, derisa Serbia dhe Rumania ndanë pikët në kuadër te Grupit 4 te Liges C te Kombeve. /GazetaExpress/

https://www.youtube.com/watch?v=HPsQyEkyomI&feature=youtu.be



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *