• |
ide | kryesore

Skandal seksual në Kosovë, dyshohet se ish-ministri ka abuzuar me një të mitur

Lajme, Të fundit



Numac Baliç, ish-deputet dhe ish zv/ ministër në Kosovë dyshohet se është përfshirë në një skandal seksual. Baliç, sipas Indeksonline, ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

 “Burime tona tregojnë se 60-vjeçari është përfshirë në një abuzim seksual me 17-vjeçaren e komunitetit boshnjak, Selma M. Rasti në fjalë është raportuar nga prindi i viktimës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, organet e sigurisë kanë intervistuar ish-zv/ministrin Baliq i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt”, raporton media kosovare.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Stacioni i Policisë së Kosovë në Pejë. Zëdhënësi për Informim në këtë rajon, Driton Rugova ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin në fjalë.

“Po, është lajmëruar një rast për abuzim seksual me një të mitur. Rasti është në Prokurorinë e Shtetit. Personi nuk është arrestuar, por është vetdorëzuar në polici dhe më pas prokurori përkatës e ka liruar të njëjtin në procedurë të rregullt”, ka deklaruar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *