• |
ide | kryesore

Tevez ka luajtur me të dy: “Diferenca mes Ronaldo e Messi është e madhe”

Sport



Carlos Tevez ka luajtur me të dy. Me Cristiano Ronaldo në kohët e Manchester United, me Lionel Messi duke veshur fanellën e Argjentinës. Ish-sulmuesi bardhezi krahason dy kampionët, duke përshkruar sjelljet e tyre edhe jashtë fushës: “Cristiano është i fiksuar” ka deklaruar Apache gjatë një takimi me disa fëmijë në Argjentinë, “ndalej gjithnjë në palestër dhe duke qenë se ishte më i mirë në gjithcka vinte shpejt edhe në stërvitje. Pyeta veten: “si tia hedh këtij tipit?”.Kur stërvitja ishte lënë në 9 të mëngjesit dhe unë shkoja në 8 ai ishte aty. Edhe nëse shkoja në 7.30 ai ishte prapë aty. Kështu një ditë shkova në 6 por edhe atë rast e gjeta aty. Gjysëm përgjumësh, por ishte aty”.

Shumë ndryshe sjellja e Leo Messi: “Nuk e kam parë kurrë në palestër” deklaroi Tevez “për shembull nuk e kam parë asnjëherë të stërvitej për stopime apo me ushtrime teknike. Atij i vjen gjithcka natyrale, por me penalltitë ka punuar shumë: në fillim nuk i godiste ndërsa tani i con të gjitha në cep”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *