• |
ide | kryesore

Tregu çam/ PDIU ndahet me PS-në, kthehet në koalicionin e PD-së

Lajme, Të fundit



Kryetari i PDIU i mbetur për pak vota jshtë parlamentit ka paralajmëruar kalimin e tij nga koalicioni qeverisës në atë me PD dhe opozitën e bashkuar. “Në kushtet kur kjo mazhorancë e ka marrë të gjithë tepsinë për vete dhe deklaron se do të hyjë e vetme në zgjedhje, e në kushtet që për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë kemi ndryshim 180 gradë të qëndrimit të kësaj mazhorance dhe të Edi Ramës, në mbledhjen e para dy ditëve të Kryesisë së PDIU-së vendosëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot për të diskutuar për kalimin në opozitën zyrtare dhe mundësitë e negociatave me Partinë Demokratike, për t’u rreshtuar në këto zgjedhje me koalicionin opozitar”,- deklaroi Shpëtim Idrizi, në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja.

Kjo, nuk është hera e parë që partia çame kapërcen ylberin. Fillimisht kur Shpëtim Idrizi, u bë kryetar i saj ai ishte më pranë socialistëve me të cilët ishte zgjedhur si deputet në 2005. Pastaj me Berishën në pushtet ai kaloi në koalicionin e djathtë. Në qeverinë e parë Rama deputetët e PDIU votuan ligje të kësaj shumice u bënë pjesë e koalicionit derisa në Rama 2 ata iu bashkuan shumices qeveritare. Tani PDIU po bëhet gati të rëshqasë sërish djathtas. Ndoshta në skenën politike shqiptare, vetëm LSI, i’a kalon partisë çame në aftësinë për ta “derdhur”.

©Lapsi.al



2 Comments

  1. Mos e afroni kete plehre qe ozurpoi partine e cameve ku doli jashte idealeve te te gjithe popullsise came ku i lepiu dhe menderen edvin skizofrenit.

  2. Idrizi do te haje se me ke as vete ai nuk e di.Te bashkohet me partine e Blushit ndoshta krijojne modelin partia e Romaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *