• |
ide | kryesore

Tsipras në Parlamentin Europian: E mbështes dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Kryeministri grek Aleksis Tsipras fjalën e tij në Parlamentin Europian e ka përqendruar tek dialogu, integrimi evropian dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rajon. Tsipras tha se mbështet dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë ndërsa marrëveshjen pas 26 vitesh me Maqedoninë e konsideron model per vendet e tjera.

Duam të mbështesim integrimin europian të fqinjëve tanë, me marrëveshjen e Prespës, dhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Me këmbënguljen tonë arritëm marrëveshjen historike të Prespës si dhe kemi realizuar dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Pas 26 vitesh nacionalizëm destruktiv ia dolëm të flasim me Zaev dhe të kemi një marrëveshje me diplomaci dhe pa përdorimin e forcës. Kjo marrëveshje mund të jetë një model për vendet e tjera. Të ndryshojmë kapitull duke arritur në një marrëveshje me interes reciprok, pa ndërhyrjen dhe ushtrimin e fuqisë, por bazuar në diplomaci dhe dialog” – tha Tsipras.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *