• |
ide | kryesore

U arratis nga burgu vetëm me mbathe, 5 vite burg shqiptarit në Itali

Lajme



Një shqiptar është dënuar me 5 vite burg nga një gjykatë në Itali, pasi akuzohet për grabitje me dhunë. Shqiptari Mariglen Cybi, i njohur ndryshe si Davide De Gaetano u bë i famshëm teksa u arratis nga spitali i Chietit, i veshur vetëm me mbathje në gusht të vitit 2015.

Shqiptari i arrestuar për grabitje me dhunë u tha policëve se do shkonte në tualet, por më pas ia ka mbathur duke u arratisur vetëm me mbathje. Ai u kap nga policia vitin e kaluar, ndërkohë që gjykata vendosi ta dënonte me 1 vit burg më shumë nga sa kishte kërkuar prokuroria.

Cybi ishte arrestuar nga policia italiane herën e parë, për grabitje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit. Ai tentoi të vidhte një makinë, ndërkohë që vetë po udhëtonte në një “Audi A6”, që gjithashtu ishte e vjedhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *