• |
ide | kryesore

Vettingu në politikë, Kryemadhi shpërthen kundër ndërkombëtarëve: Na janë bërë si me i pas nënë dhe babë

Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi është shprehur sot se Vettingu i politikanëve do të bëhet nga institucionet e Drejtësisë, që nuk janë kapur nga krimi i organizuar.

Në një intervistë gjatë edicionit të lajmeve në Vizion Plus, Kryemadhi u shpreh se Vettingu i politikës do të prekë edhe familjarët e tyre.

“Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. “, tha ajo.

E pyetur nëse vettingu në politikë duhet bërë nga ndërkombëtarët, Kryemadhi ka shpërthyer ndaj tyre, njësoj sic shpërthen shpesh ish-kryeministri Berisha apo ndonjë politikan tjetër.

“Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo çka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e Vettingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë. Ne po kalojmë gjyqtarë, të cilët nuk arrijnë të sqarojnë apo të deklarojnë që janë me qindra milionë lekë të padeklaruara, me apartamente etj etj, dhe po heqin gjyqtarë apo prokurorë, të cilët mund të kenë pasur nën hetim po themi familjarë të z. Rama apo njerëz që janë të lidhur me grupin e z. Rama, të cilët po u heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit, për shkak sepse nuk kanë deklaruar një fjalë të viteve ’85, të cilën e ka shitur në varrezë për pjesë këmbimi”, tha kryetarja e LSI-së.



6 Comments

  1. E sqaron Moniqa se cakalli eshte Rama,ka frike se mos e ngaterrojne me Meten qe e ka burre por Jo president

  2. Epo kur tall bythen dhe kjo gerdalla. Nuk te pelqejn nderkombtaret ty zgjebse, se po ta shterngojn litarin. Po qe se je merzitur me te huajt lere politiken dhe leri pordhet se ta dim hallin qe ke me nderkombetaret.

  3. Hik moj shushnje apo ke frike se te dalin ato 83 miljjon paund ne angli dhe nuk i justifikon dot ?
    Ju si familje I keni pire gjakun ketij populli.

  4. Politika e Monikes eshte politike “vari karin”
    Te gjithe shqiptaret e dine se kush eshte Ajo, burri i saj, Saliu etj-etj, por cte bej populli i votojne nga halli per nje vend pune.
    Tiqe mos e keput eshte jeta per shqiptaret ne shqiperi (ata qe votojne per keta politikane).
    Por asnje shqiptare nuk eshte krenar me mentalitetin dhe punen e atyre qe kane drejtuar dhe drejtojne shtetin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *